Nesër, që në orët e para të mëngjesit, Tirana do të përfshihet nga festimet e Ditës së Verës. E kthyer tashmë në traditë, Bashkia e Tiranës ka organizuar një sërë aktivitetesh argëtuese për fëmijë e të rritur, të cilat do të zgjasin gjatë gjithë ditës.

Drejtoresha e Promovimit të Qytetit në Bashkinë e Tiranës, Julinda Dhame, fton qytetarët që t’i lënë makinat në shtëpi dhe t’i bashkohen 50 aktiviteteve festive, mes të cilave shumë lojëra dhe muzikë.

“Ditën e dielë, që në orën 9.00 të mëngjesit, sheshi “Skënderbej”, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, një pjesë e ish Bllokut dhe Parku i Liqenit Artificial do të gëlojnë nga aktivitetet.

E nisim me aktivitetet për fëmijë në sheshin “Skënderbej”, ku përveç koncerteve, do të jetë Teatri i Kukullave, Panairi i Gjelbër për fëmijë, “Eduko fëmijët me mjedisin”, lojëra popullore dhe kthimi në traditë. Gjithashtu, do të vijojmë me një panair libri gjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, e një panair të produkteve të Tiranës nga të gjitha njësitë administrative. Kemi edukimin e fëmijëve dhe të të rinjve me biçikleta, me patina, ‘Pedalo me fëmijët’”, tha Dhame.

Gjithashtu, aktivitete të ndryshme do të zhvillohen edhe në Parkun “Rinia”, për të vijuar më pas me një koncert hip-hop e muzikë latine në pjesën pranë godinës së Këshillit të Ministrave, ku protagonistë do të jenë vetë qytetarët, që cilët mund t’i bashkohen kërcimtarëve profesionistë.

Qytetarët e Tiranës do vazhdojnë te sheshi “Nënë Tereza”, me një aktivitet shumë interesant për motora. Muzika do t’i shoqërojë kryeqytetasit edhe në zonën e ish-Bllokut, ndërkohë që për të gjithë ata që do t’i drejtohen kodrave të Liqenit Artificial, Bashkia e Tiranës ka organizuar koncerte, panaire dhe kampionate të ndryshme.

“Duke vazhduar me një koncert me këngëtarë të njohur shqiptarë dhe kosovarë, në atë atë që quhet “Summer on”, dhe më pas vazhdojmë nga ora 12:00 e drekës deri në 12:00 të natës, me muzikë alternative dhe elektronike në zonën e Bllokut.

Duke përfunduar me aktivitete të shumta të Parkut të Liqenit, që tashmë është bërë edhe traditë në çdo fundjavë, jo vetëm ditën e diel. Ftojmë të gjithë qytetarët e Tiranës, të na bashkohen në këto aktivitete. Në datën 17, ditën e diel, nga ora 09:00 e mëngjesit, deri në orën 12:00 të darkës”, tha Dhame.

Për mbarëvajtjen e aktiviteteve, Bashkia e Tiranës, Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë organizuar një plan masash për organizimin e aktiviteteve, ku tregohet se si do të devijohet qarkullimi i mjeteve këtë të diel. Shefi i Sektorit të Kontrollit të Territorit në Policinë Bashkiake, Toni Beni, tha: “Segmenti nga sheshi “Skënderbej” deri në sheshin “Nënë Tereza”, pra i gjithë Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” do të jetë i pakalueshëm për mjetet. Mjetet do të kalojnë vetëm në rrugët paralele me bulevardin, si rruga “Ibrahim Rrugova” dhe rruga “Gjon Pali II”. Aktivitetet do të zhvillohen në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe zonën e ish-Bllokut, në dy rrugë të saj, në rrugën “Pjetër Bogdani”, dhe në rrugën “Brigada VIII”.

Në të gjithë perimetrin ku do të zhvillohen aktivitetet nuk do të lejohen që të parkohen mjetet. Lutemi që qytetarët të lëvizin mjetet përpara datës 17 mars, pasi ato do të lëvizen nga ana e Policisë Bashkiake. Gjithashtu, me rastin e aktiviteteve do të merren masa përsa i përket sigurisë dhe emergjencave, ku do të jenë disa pika emergjence, si në në sheshin “Skënderbej”, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ashtu edhe në Liqenin Artificial”, shtoi ai.

Kalendari i plotë i aktiviteteve për festimet e Ditës së Verës:

SHESHI SKENDERBEJ

-ORA 09:00 PANAIRI I GJELBER

-ORA 09:00-15:00 Përformanca artistike
– Shkolla të ndryshme të Tiranës
– Grupi Polifonik nga Ansambli i Tiranes
– Tirana Art Fest
– Festivali Ritet e Pranverës

– ORA 10:00 TEATRI I KUKULLAVE – Shfaqja 3 Derrkucet 1 ore

– ORA 10:00-13:00 COOKING ZONE – Gatime nga femijet

– ORA 09:00-15:00 KENDI I PEDIATRIT

– ORA 09:00-15:00 PIKTURO QYTETIN TEND

-ORA 09:00-15:00: PANAIRI I SIPEMARRJES

-ORA 10:00- 13:00 PANAIRI I LIBRIT

-ORA 10:00- 13:00 LOJËRA POPULLORE “KTHIM NË TRADITË”

BULEVARDI DESHMORET E KOMBIT

-ORA 09:00-15:00 AKTIVITETET E ECOVOLIS Lojërat e dikurshme të rrugës

– ORA 09:00-15:00 SPORT ZONE
• Kids Atletik
• Vendosja e Koshave të Basketbollit
• 7 fusha mini tenisi.
• Dy rrjeta portative Volejbolli
• Tavolina Ping Pongu etj

-ORA 09:00-15:00 Panairi i Njesive Administrative- Perballe Hotel Dajtit

-ORA 10:00-15:00: Performanca artistike nga grupe kercimi hip hop dhe latin.

Banda e Qytetit: Performancë festive nga Parku Rinia, Pedonale, Sheshi Nënë Tereza dhe Parku Liqenit

SHESHI NENE TEREZA

– ORA 12:00-14:00: Shfaqje me motorra Red Bull FMX Shoë Albania. Sheshi “Nënë Tereza”.

– ORA 14:00-00:00: Summer On. Koncert me artiste te muzikes moderne shqiptare. Sheshi “Nënë Tereza” Perpara sheshit te Akademia e Arteve. Artistet kryesor do te jene: Dafina Zeqiri, Majk, Irkenc Hyka, Michael Tsousopulos, DJ etj.

ZONA E ISH-BLLOKUT

ORA 12:00-00:00 Street Party. Ne rrugen “Pjeter Bogdani”- Dance Stage me DJ shqiptar dhe nderkombetar. Ne rrugen “Brigada e VIII”- Live stage. Me grupet me te mira muzikore rock, pop, funk.

LIQENI ARTIFICIAL

• Koncert i Orkestrinës së Liceut Artistik “Jordan Misja
• Shoë Hair nga Elgon
• Sirea Film Academy – Aktivitete rinore
• Aktivitete sportive (futboll, basket, pingpong, volej, crossfit, taëkondo, animatore)
• Amfiteatri Tiranës – Festivali Pranveror i Kërcimit
• Notarët – Panairi i instrumentave muzikore popullore tradicionale
• Kendi i Kryqit te Kuq
• Padilioni kinez – Kitarat në Park
• Fushat e tenisit – Këndi i bizneseve
• Panairi i artizanëve
• Moli Varkave – Sunny Vibes – Festa vazhdon deri në mesnatë
• Kampionati i kanoeve
• Moli Henri Dynant – Kampionat peshkimi
• Fari – Balonat e festës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA