Brenton Tarrant u paraqit sfidues në gjykatë ku mësoi akuzat akuzat që rëndojnë ndaj tij. 28-vjeçari nga Australia, me të hyrë në sallë bëri me duar gjeste të lidhura me supremacinë e bardhë, e nuk shfaqi asnjë emocion ndërsa lexohej aktpadia.
I dyshuari kryesor per masakrën e një dite më parë në Christchurch, më e madhja e këtij lloji në historinë e Zelandës së Re, kishte 5 armë e një licencë për armë zjarri.
Nuk pati nevojë që kjo ngjarje të ndizte një debat mbarëkombëtar për armëmbajtjen; kryeministrja Jacinda Arden deklaroi se shumë shpejt pas ngjarjes së rëndë se ligji i armëve, ka për të ndryshuar.
“Një gjë mund t’jua them që tani: ligjet tona të armëve do të ndryshojnë. Ka pasur përpjekje për ndryshimin e tyre në 2005-sën, në 2012-tën e pas një hetimi në 2017-tën. Tani është realisht koha për ndryshim”, tha Jacinda Arden, kryeministre e Zelandës së Re.
Mediat e huaja kanë analizuar shkrimet në armën e terroristit, ku figuronte dhe emri i heroit tonë kombëtar, Skënderbeut si dhe ai i Gjergj Arianitit.
Në trupin e saj dhe në karikator janë të shkruar emrat e atyre që kanë kryer sulme ndaj myslimanëve, si dhe referime historike betejash, kryesisht në Mal të Zi, si për shembull beteja e Fundinës në 1876 kundër osmaneve; aty gjendet emri i Marko Popovic dhe Stefan Lazar, emrat e Dukës së Malit të Zi dhe princit serb, i njohur si ‘Car Llazari’ i cili vdiq në luftë me turqit në Fushë-Kosovë; përmendet Charles Mantel, lideri ushtarak francez që mposhti muslimanët në Andaluzi, por edhe emra të kohëve tona si Anton Lundin Petterson, student që vrau dy fëmijë emigrantësh në Suedi, Alexandre Bissonette, personi që sulmoi një xhami në Kanada e vrau atje 6 vetë në 2017-tën apo dhe Luca Traini, italiani qe hapi zjarr ne Macerata shkurtin e vitit të kaluar mbi njerëz me origjine afrikane.
Në videon 17 minutëshe të realizuar nga Tarrant teksa nisej drejt xhamisë, Al Noor, vendi ku vdiqën vrarë 41 persona, kishte ne sfond një këngë nacionaliste serbe, e cila i referohej liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, të ashtuquajtur edhe si Kasap i Ballkanit.
“Ujqërit po vijnë, kujdes ustashë dhe turq”, thuhet në një pjesë të tekstit, e cila u referohet luftëtarëve nacionalistë kroatë dhe myslimanëve boshnjakë.
Top Channel