25/11 22:20
Pas Al Banos, edhe Toto Cutugno bëhet “non grata” në Ukrainë. Emri i këngëtarit italian u përmend nga një grup deputetësh ukrainas, të cilët i kërkuan shefit të Shërbimit Sekret të ndalojë hyrjen e Cutugno-s në vend, për shkak të pozicionit të dyshuar filorus.
Cutugno, tepër popullor në Europën Lindore, aq sa në Sanremon 2013 u shoqërua në skenë nga kori i Armatës së Kuqe, ka në program një koncert në Kiev më 23 mars.
Sipas “Ansa”-s, Cutugno ka hyrë në listën e zezë, sepse bën pjesë në shoqatën “Amici di Putin” dhe ka mbështetur aneksimin rus të Krimesë.
Top Channel