Britanikët që jetojnë në Francë po i ndjekin me frymën pezull zhvillimet në Londër.

Perspektiva e një Brexit pa marrëveshje i frikëson pjesëtarët e këtij komuniteti, megjithatë në fshatin piktoresk “Eymet” te rajonit Dordogne-s ku jetojnë qindra pensioniste britanike, qasja e përgjithshme është: “Ta marrim me qetësi, dhe te presim e te shohim se ç`do të ndodhë”.

“Personalisht, mund të them se gjeja e vetme që shqetëson njerëzit këtu në Eymet është kursi i këmbimit, sepse nëse ai bie per shkak të një Brexiti të vështirë, atëherë pensionet dhe paratë që transferohen nga Britania, do të preken shumë fort”, tha Adrian Cattermole, pronar kafeneje.

Maggie Bradford, një skoceze 60 vjeçare që u zhvendos ne Dordogne 6 vjet më parë së bashku me të shoqin ish-bankier, thotë se ndihet e pafuqishme përballë pasigurisë që i ka pllakosur të gjithë.

“Po si mund të mendosh të bësh ndonjë gjë kur nuk e di akoma se cili do të jetë rezultati i të gjithë kësaj situate. Ka shumë thashetheme rreth e rrotull, por asgjë të sigurt dhe nuk dimë si të veprojmë”, tha Maggie Bradford, pensioniste.

Ndërsa Cattermole ka bindjen se Britania, ne fund do të mbetet në një lloj unioni doganor me BE-në, Bradford ende shpreson në mbajtjen e një referendumi të dytë i cili të përmbysë krejtësisht vendimin e largimit nga blloku europian.

Të dy ndërkohë urojnë që t’iu lejohet qëndrimi në fshatin e vogël francez, i cili është shndërruar tashmë në një shtëpi të dytë për ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA