Inside Story/ Zbulimi i metaleve të rënda në bukë, vakumi ligjor dhe standarde BE, çfarë analizash kryejnë autoritetet? Zamira, nëna që humbi djalin gjatë ngjarjes së ndodhur në Gërdec, përmes “Top Story” thotë që jetën e djalit të humbur nuk e fal kurrë. Për të nuk do të rreshtë asnjë sekondë duke kërkuar drejtësinë e munguar.
Pas 11 vitesh, sot Zamira ndihet e lodhur dhe e zhgënjyer, ndaj e vetmja gjë që e mban në jetë është zbardhja e kësaj tragjedie.
“Zotit ia fal, por robit jo. Atyre që ma bënë nuk ua fal kurrë jetën e atij. Një fëmijë i lindur në vitin 2000 të vdesë nga baruti e predha, që nuk i di çfarë janë? S’i kam borxh askujt, veçse më kanë jetën e gjakun e atij fëmije. Për të nuk do të rresht asnjë sekondë, sa të kem jetën time, do të kërkoj drejtësi, do t’i lëviz të gjithë gurët e kësaj bote. Kryetari i opozitës e çoi pallatin pas meje, (në Strasburg) Delijorgji i ka bërë ankimimet pas meje dhe mori dëmshpërblim, pse i kaluan afatet e paraburgimit, ka marrë dëmshpërlbim për Gërdecin, kupton se ku jetojmë? Gërdeci nga institucionet nuk u hetua si vepër korruptive, se ndodhi nga babëzia për parà dhe askush nuk ka hetuar”, tha Zamira Durdaj, nëna e Erison Durdaj.
Top Channel