“Top Story”, mesazhi i Reginës: Mos bëni padrejtësi ndaj njerëzve të pafajshëm!
13/03/2019 21:23
Regina, e cila mbeti e plagosur në ngjarjen e Gërdecit dhe që humbi njërin krah, përmes intevistës ekskluzive të dhënë në “Top Story” tregon se ajo nuk është si të tjerët.
Ajo ka vështirësi kur realizon diçka vetëm me një dorë, por pavarësisht kësaj ajo ndihet e zonja të ndihet si të gjithë bashkëmoshataret e saj. Regina bën apel që të mos bëhen padrejtësi ndaj njerëzve të pafajshëm.
“Dhe për mua është e vështirë, sepse nuk është e lehtë të dalësh para të gjithëve dhe të thuash përjetimet e tua. Apel për të gjithë është që mos bëni padrejtësi ndaj njerëzve që janë të pafajshëm, se unë nuk pata bërë asgjë, isha në fillimet e mia…”, apelon Regina, ish-banore e Gërdecit.
Top Channel