“Top Story”, babai i Reginës: Kemi fituar gjyqin me Delijorgjin, por asnjë Përmbarues nuk ia sekuestron pronat

13/03/2019 21:21

Kujtimi, babai i Reginës, e cila mbeti e plagosur nga ngjarja e Gërdecit, mes vështërsive për të përballuar pasojat, përmes “Top Story” kërkon drejtësinë e munguar për kaq vite.

Ai ka hapur një padi ndaj “AlbaDemil” me administrator Mihal Delijorgjin, ka fituar gjyqin dhe kërkon që drejtësia të funksionojë.

“Unë kërkoj drejtësi, ndodhi ajo që ndodhi, ajo nuk kthehet mbrapsht. Unë kam hapur një padi ndaj kompanisë ‘Albademil’, me pronar Mihal Delijorgjin, e kam fituar në Gjykatën e Shkallës së Parë, ka shkuar në Apel, e kam fituar edhe në Apel, është marrë vendimi i formës së prerë. E kam vendimin, shkoj te Zyra Përmbarimore, kur e shohin të gjithë më dalin në atë konkluzionin që do të kryejnë punë shumë shpejt. E mbajnë, ka që e kanë mbajtur 10 ditë, 6 muaj edhe më shumë, edhe asnjëri. Nuk e di çfarë ndodh, a kërcënohen, a ndodh diçka tjetër, nuk e di. Unë thjesht kam një dosje me letra e asnjë veprim tjetër”, thotë për “Top Story”-n Kujtim Murati, ish-banor i Gërdecit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA