Tirana, qyteti i të rinjve; Zgjidhet mes 5 kandidatëve të “kryeqytetit të të rinjve”

13/03/2019 15:39

Tirana është përzgjedhur si një ndër 5 qytetet kandidate për t’u vlerësuar si kryeqyteti Europian për të rinjtë.

Nga dhjetëra qytete të Europës që aplikuan Tirana renditet ndër pesë qytetet finaliste krahas kazanit të Ruisë, Poznan të Polonisë, Varazdin të Kroacisë dhe Baia Mare të Rumanisë.

Qytetet pjesëmarrëse janë përzgjedhur nga një panel i pavarur si Parlamenti Europian, Komiteti i rajoneve, Kongresi i autoriteteve lokale dhe rajonale të Këshillit të Europës, Komiteti Ekonomik dhe social Europian, Lëvizja Europiane Ndërkombëtare e shumë organizma të tjerë ndërkombëtarë.

Projektet që e renditen finaliste kryeqytetin shqiptar janë aktivitetet e shumta rinore si Tirana Fets ,Java Europiane, Ditët e Hapura të Edukimit të BE, Ditët Rinore të Strat-upeve e të tjera.

Vëmendja ndaj politikave rinore ka qenë një mangësi e vazhdueshme e qeverive shqiptare dhe vetëm vitet e fundit kur Shqipëria u bë zyrtarisht vend kandidat për në BE agjenda e të rinjve është shndërruar në prioritet.

Kryetari i bashkisë Veliaj, filloi t’i jepte zë projekteve për rininë që kur ishte ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. Ndërkohë që tani Këshilli bashkiak nënshkroi aktin e themelimit të bordit këshillimor të rinisë, i cili përfaqëson interesat e të rinjve në politikë-bërje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA