Një labirint i jashtëzakonshëm me tunele akulli i ndërtuar në arktikun rus gjatë Luftës së Ftohtë, po shkrin. Pamje të pabesueshme tregojnë se struktura, e quajtur “Pallati i akullt i Stalinit”, një objekt më i madh se Shtëpia e Bardhë, është në rrezik të shkatërrohet për shkak se ujëra të ngrohta të Arktikut po shkatërrojnë hyrjen e saj.

Fondet për të shpëtuar monumentin tani janë ‘urgjente’ pasi disa rrugë kalimi janë dobësuar rëndë. Por autoritetet në Siberinë veriore nuk kanë fonde për të shpëtuar labirintin e akullt, megjithëse ajo është e shënuar si një monument rajonal.

“Pallati i Stalinit” është krijim i një inxhinieri gjerman të dëbuar në Siberi nga Stalini gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gustav Backmann dhe punëtorë të tjerë në mërgim kane kaluar vite duke gërmuar nëpër tokën e ngurtë të ngurtë në Novy Port për të krijuar një ngrirës të madh natyror, duke përfunduar punën e tyre në vitin 1956.

Qëllimi i saj ishte të ruante tonelatat e peshqve të Arktikut përpara përpunimit dhe eksportimit në Evropë. Labirintet dhe dhomat në hapësirën prej 7,000 m² mbajnë një temperaturë konstante prej -14°C deri në -12°C gjatë gjithë vitit. Ende në përdorim sot, ajo mbetet objekti më i madh në botë i magazinimit të përkohshme të ndërtuar nga puna manuale.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA