Rreziku i një Brexit-i të dëmshëm, pa marrëveshje “është rritur ndjeshëm” dhe nuk do të ketë më negociata me Londrën mbi kushtet e divorcit, tha BE të martën, pasi Dhoma e Përfaqësuesve hodhi poshtë paketën për herë të dytë.

“BE ka bërë gjithçka që mundet për të ndihmuar në votimin në favor të Marrëveshjes së Tërheqjes”, tha negociuesi kryesor i Brexit-it, për bllokun europian, Michel Barnier, pas votimit të Dhomës së Përfaqësuesve.

“Bllokimi mund të zgjidhet vetëm në Britani të Madhe. Përgatitjet tona për një Brexit “pa marrëveshje” tani janë më të rëndësishme se kurrë më parë”, shtoi ai.

Në deklaratat e koordinuara, përfaqësuesit e Presidentit të Këshillit Europian Donald Tusk dhe Komisioni Evropian Ekzekutiv i bllokut, gjithashtu thanë se BE-ja ka bërë “gjithçka që është e mundur për të arritur një marrëveshje dhe është e vështirë të imagjinojmë se çfarë mund të bëjmë më shumë”.

Blloku këmbëngul se marrëveshja e shkurorëzuar sot në parlamentin anglez, nuk do të përmirësohet përsëri dhe pret që kryeministrja britanike Theresa May të kërkojë një vonesë për Brexit, për të shmangur ndërprerjet ekonomike, nëse Britania do të bjerë nga blloku pa ndonjë plan konkret.

“Me vetëm 17 ditë të mbetura deri më 29 mars, votimi i sotëm ka rritur ndjeshëm gjasat për një ‘Brexit’ pa marrëveshje”, tha BE.

“Nëse do të ketë një kërkesë të arsyetuar në Mbretërinë e Bashkuar, për një shtyrje të afatit të Brexit, 27 vendet e BE-së do ta trajtojnë atë dhe do të vendosë me unanimitet. 27 vendet e BE-së do të presin një justifikim të besueshëm për një shtyrje të mundshme, dhe kohëzgjatjen e saj”, thuhej në deklaratën e unionit, ku shtohej se çdo vonesë e Brexit nuk duhet të ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare të BE, që do të mbahen më 24 dhe 26 maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA