Shtetet e Bashkuara do të tërheqin këtë javë të gjithë stafin diplomatik nga Venezuela dhe shkaku është përkeqësimi i ndjeshëm të gjendjes në vend.

Përmes një postimi në “Twitter”, sekretari i Shtetit Mike Pompeo shpjegoi se prania e stafit në Karakas po kthehet në një ngërç për politikën amerikan.

Në muajin Janar, atëherë kur shpërtheu kriza, urdhri i largimit i mbërriti pjesëtarëve jo të domosdoshëm të personelit diplomatik, ndërsa tani udhëzimi lëshohet për të gjithë.

Vendimi për të zbrazur ambasadën erdhi mbrëmjen e së hënës dhe pasoi komentet kritike të Pompeos në drejtim të liderit të shumëdiskutuar venezueljan, Nicolas Maduro.

Marrëdhëniet mes dy vendeve janë sot në pikën e tyre më të ulët. Shtetet e Bashkuara ishin ndër të parat që e mbështetën liderin e opozitës Juan Guaido pas vetë-shpalljes së tij në 23 janar si President të Përkohshëm të Venezuelës.

Reagimi i Maduros ishte i menjëhershëm: Ai i la diplomatëve amerikanë 72 orë kohë për t’u larguar nga vendi, por Washingtoni e sfidoi hapur me deklaratën se si “ish-Presidenti”, nuk kishte më Autoritetin ta kërkonte një gjë të tillë. Gjendja në Venezuelë ndërkohë rendohet dita ditës; ndërprerjet masive të energjisë elektrike dhe përkeqësimi i krizës humanitare kanë shkaktuar një valë protestash masive. Shenjë e qartë e fakti që pakënaqësia popullore sa vjen e po rritet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA