Banorët e një pallati në njësinë administrative numër 7 janë bërë bashkë për të përfituar nga fondi i komunitetet për të restauruar pallatin e tyre, fasada e të cilit kishte degraduar.

“Ky është një nga tre mijë pallatet që ka administratorë, por nuk mjafton vetëm ta kesh të parin e fshatit, duhet edhe të komandojë. Ndaj, më vjen mirë që Natasha, si e para e këtij komuniteti, arriti të mblidhte fondin e banorëve, pastaj ky fond u barazua nga bashkia dhe të dyja bashkë realizuan në kohë rekord këtë investim: një pallat me termoizolim, i cili ka dalë në dritë. Dikur ishte një pallat skiç, prodhim i viteve ‘90, tani një pallat model, i riparuar, me pompë, me kamera dhe gjithë shërbimet e tjera”, tha Veliaj.

Lidhur me festimet e Ditës së Verës, kryetari i Bashkisë Tiranë konfirmoi se ato do të zhvillohen të dielën në 17 mars për shkak të motit të keq që parashikojnë meteorologët në datën 14.

“Falë 10 mijë votave të qytetarëve kemi vendosur që Ditën e Verës ta festojmë në ditë me diell dhe jo me shi. Në fund të ditës, festojmë jo për qejf të kalendarit, por për qejf të njerëzve. Meqë shumica e njerëzve duan që të mos lagen dhe fëmijët ta gëzojnë Ditën e Verës për t’u argëtuar në Tiranë, ku do të ketë rreth 50 aktivitete, me mbi 80% të votave qytetarët vendosën se duan ta festojnë të dielën, sidomos edhe ata që janë në punë private dhe ndoshta të enjten nuk kanë mundësi”, tha Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka përgatitur një sërë aktivitetesh festive për Ditën e Diel të cilat janë të shpërndara si në sheshin Skënderbe dhe përgjatë Bulevardit Dëshmorët e Kombit ashtu edhe në parkun kombëtar pranë liqenit artificial.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA