Global Voice Group (GVG) – Një ofrues i zgjidhjeve të TI-së për qeveritë dhe autoritetet rregullatore – javën e kaluar njoftoi hapjen e selisë së saj të re në Madrid, Spanjë. Ky zhvillim mbështet strategjinë gjithëpërfshirëse të GVG për t’i shërbyer më mirë bazës ekzistuese të klientëve afrikanë, duke forcuar pozicionin e saj për të eksploruar tregje të reja si një lider industrie në teknologjitë vizionare të Telekomit, Pajtueshmërisë dhe Fintech.
Sipas James Claude, CEO i GVG, i cili shpjegon se krijimi i selisë zyrtare në Europë shërben për të përmirësuar operacionet ndërkombëtare, duke lejuar kompaninë të përqëndrohet në ofrimin e shërbimeve në Afrikë. “Ne kemi një histori suksesi në Afrikë, pasi kemi hyrë në treg mbi 20 vjet më parë si një nga kompanitë e para të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) që përqëndrohen kryesisht në kontinentin Afrikan”.
“Kjo ka diferencuar gjithmonë GVG nga lojtarët e tjerë të mëdhenj botërorë në sektorin e TIK, që zakonisht fillojnë në Europë ose në Amerikën e Veriut përpara se të zgjerohen në tregjet në zhvillim si Afrika. Megjithatë GVG, ka dëshmuar se ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e teknologjisë në Afrikë, të cilat tani mund të eksportohen në një numër vendesh në Europën Lindore dhe Komonuelthin e Shteteve të Pavarura (CIS), “shpjegon Claude.
Ai shton se hapja e selisë së re në Europë nuk do të thotë se GVG po lëviz nga Afrika. “Afrika ka qenë gjithmonë, dhe do të mbetet një treg kyç për GVG. Ne jemi rritur me Afrikën dhe me krenari vazhdojmë të rritemi me Afrikën, me një zyrë të rëndësishme administrative në Cape Town, si dhe me aktivitete dhe partneritete të reja në kontinentin Afrikan”.
“Zhvendosja e selisë sonë thjesht sjell ekspertizën teknike të GVG, divizionet ligjore, të marketingut dhe të kërkimit dhe zhvillimit sëbashku nën një çati, duke lejuar një koordinim më të mirë midis këtyre funksioneve. Tema e riorganizimit shtrihet gjithashtu edhe tek identiteti i ri i korporatës dhe vizioni i ri i markës, të cilët fokusohen në krijimin e një sinergjie më të madhe midis të gjitha ofertave të produkteve të GVG. ”
Claude vë në dukje se, rivendosja në Spanjë, ofron veçanërisht një numër përparësish gjeografike. “Madridi është zgjedhja më e mirë për të krijuar selinë, së pari për shkak të strukturës tonë ekzistuese të kërkimit dhe zhvillimit në Spanjë, si dhe për shkak se lejon lehtësimin e zgjerimit tonë në tregjet e reja ndërkombëtare, ndërkohë që vazhdon të forcojë praninë tonë Afrikane”.
Ai thotë se GVG do të përqëndrohet më pas në zgjerimin drejt Azisë, Europës Lindore dhe Amerikës Latine, duke i afruar ata më shumë afër vizionit global të TIK-ut për një botë më të mirë. “Ne do të shfrytëzojmë gjithçka që kemi mësuar dhe arritur në Afrikë, për t’u bërë udhëheqës të tregut të TIK në tregje të reja dhe sfiduese në skenën ndërkombëtare. Republika e Kirgistanit, Azerbajxhani, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Argjentina janë të gjitha ndër vendet e para të synuara të GVG “, përfundon Claude.
Rreth Global Voice Group (GVG)
E themeluar në vitin 1998 dhe e pranishme në më shumë se 20 vende, me zyrat e saj kryesore në Spanjë dhe Afrikë të Jugut, Global Voice Group (GVG) është rritur shpejt për t’u bërë një ofrues i shquar i zgjidhjeve TI të klasit botëror për qeveritë dhe autoritetet rregullatore.
Top Channel