Bosnje-Hercegovina paralajmëron Bashkimin Europian, nga një rritje masive e numrit të emigrantëve që duan të mbërrijnë kufijtë e jashtëm të bllokut.

Si pjesë e “Rrugës ballkanike” të këtyre njerëzve, Sarajeva kërkon nga Brukseli të angazhohet për t’i bërë ballë situatës. Nё pranverё do tё ketё njё “pёrshkallёzim tё problemit tё emigracionit”, parashikoi ministri i Sigurisё, Dragan Mektiç, nё njё intervistё pёr agjencinё e lajmeve “AFP”.

“Ndonёse numri i emigrantёve të paligjshëm ёshtё ulur gjatё muajve tё dimrit, janar e shkurt, me 2.300 gjithsej, me rritjen e temperaturave ata do tё shtohen sërish. Kjo prek jo vetёm Bosnjen, por tё gjithё itinerarin nga kalojnё refugjatёt”, tha Dragan Mektiç, ministër i Sigurisë në Bosnje-Hercegovinë.

Vitin e kaluar mbёrritёn nё Bosnje-Hercegovinë rreth 22 mijë emigrantё nga Lindja e Mesme, Afrika e Veriut dhe Azia, e nga sa thotë Mektiç, Bosnja është e lodhur nga ky problem.

Qёllimi i refugjatёve tё mbetur atje ёshtё kufiri me Kroacinë, anëtare të Bashkimit Europian, sepse me ta kaluar këtë kufi, ata mund tё aplikojnё zyrtarisht pёr azil nё BE. Objektivi kryesor i tyre mbetet Europa perëndimore.

Në Greqi janë aktualisht 70 mijë vetё që po përgatiten për një udhëtim të mëtejshëm në Ballkan, e këto – siç shpjegon ai, – janë shifra që vijnë nga “institucione zyrtare europiane”. Por blloku – thotë ministri, – po e injoron problemin dhe Bosnje-Hercegovina kërkon një zgjidhje.

Top Channel