Një barrierë e re koralore pranë brigjeve të Monopolit në Pulia, e që arrin deri në Otranto. Ky është zbulimi i jashtëzakonshëm i bërë gjatë një eksplorimi të kërkuesve të departamentit të biologjisë në Universitetin e Barit, në thellësinë 40 deri 55 metra nën sipërfaqen e Adriatikut.
Bëhet fjalë për një pyll të vërtetë koralesh, që nuk ishte parë asnjëherë, si ato që gjenden në fund të detit në Maldive apo Sharm El Sheikh, në Detin e Zi.
Sipas kërkuesve, barriera ka një shtrirje të konsiderueshme, pavarësisht se jo uniforme, në rreth 135 km, në drejtim të kryeqendrës puljeze nga njëra anë, e deri në Otranto, nga tjetra.
Karakteristikat që e bëjnë unike këtë barrierë koralore, sipas ekspertëve, janë thellësia prej rreth 50 metrash dhe ngjyrat e saj. Në rastin e barrierave në Maldive apo në Australi, proceset e simbiozës ndihmohen nga drita, ndërsa barriera mesdhetare jeton në gjysmë hije.
E kjo bën që ajo të marrë ngjyra që variojnë nga portokallia dhe e kuqja e deri tek vjola. Kjo është sipas ekspertëve italianë, e para barrierë e zbuluar në Mesdhe, por me gjasa ka edhe shembuj të tjerë.
Edhe autoritetet në Pulja kanë filluar të mendojnë se rajoni ka një të ardhme, nëse jo si e Maldiveve, të paktën si ajo e Sharm el Sheikut.
Top Channel