Rusët i thanë lamtumirë dimrit me djegien e një kopjeje prej druri të kështjellës së Bastijës.

Tema e sivjetshme e festivalit folklorik të Maslenitsa-s, të mbajtur në rajonin perëndimor Kaluga, ishte revolucioni francez. Kulla e drunjtë u frymëzua nga ish-fortesa e kthyer në simbol të fuqisë mbretërore që u mësy nga turmat e njerëzve në vitin 1789.

E njohur ndryshe si Shrovetide, Maslenitsa është një ceremoni e lashtë që kremton largimin e stinës së ftohtë. Ajo festohet tradicionalisht në Bjellorusi, Rusi e Ukrainë dhe përfshin djegien e një zbukurimi të madh. Ditën që sjell fundin e dimrit e shënojnë me milionë rusë dhe Kisha Ortodokse lejon me rastin e saj një javë kremtimesh.

Java e Maslenitsas ka nisur si ritual pagan, por është rrënjosur ngadalë në traditën ortodokse ruse si festa që shënon ditën e fundit përpara kreshmës, sipas kalendarit ortodoks lindor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA