Fluturimi i avionit Boeing 777-300 të kompanisë “Turkish Airlines” që u nis nga Stambolli për në New York, u shoqërua nga një incident që la të plagosur mbi 30 persona, vetëm 45 minuta para ulje në aeroportin John F. Kenedy.

Turbulencat e forta në ajër shkaktuan frikë te pasagjerët, disa prej të cilëve pësuan çarje dhe fraktura të ndryshme.

Dhjetëra ambulanca u thirrën në aeroportin ndërkombëtar të Nju Jorkut dhe transportuan të plagosurit drejt spitaleve të ndryshme.

Pasagjerët thanë për mediat se nuk u njoftuan për turbulencën dhe disa njerëz nuk kishin vendosur rripin e tyre të sigurimit në atë moment.

“Asnjë rrip sigurimi nuk ishte vendosur… Ne u trembëm seriozisht për jetën tonë”, tha Derya van Helden, e cila gjendej në avion.

Steve Coleman, një zëdhënës i Autoritetit të Aeroporteve të Nju Jorkut dhe New Jersey, tha se një stjuardesë kishte thyer këmbën gjatë turbulencave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA