Me 22 raste të konfirmuar, epidemia e fruthit në Zelandën e Re konsiderohet më e renda prej vitesh të tëra. Qyteti i tretë më i madh i vendit, Christchurch është më i prekuri, dhe autoritetet e pranojnë se sëmundja po qarkullon pa fre mes popullsisë në një kohë kur ka mungese vaksinash.

Ata paralajmërojnë se rastet mund të shtohen në ditët dhe javët në vazhdim. Prindërit, thotë “The Guardian, po jetojnë me friken se fëmijët e tyre mund të preken nga sëmundja, përgjithësish, bebet mund ta bëjnë vaksinën e fruthit kur mbushin 12 muajsh, që do të thotë se foshnjat janë më të cenueshmet nga fruthi në Christchurch ku vaksinat mungojnë.

Nuk e kuptoj perse kemi mbërritur në këtë pike, thotë një nënë e shqetësuar, Hayley Vogel. Rastet e fruthit po rriten në të gjithë botën, duke pushtuar edhe kombe të pasura si Shtetet e Bashkuara apo Gjermania ku ka prindër që kanë hequr dorë vetë nga vaksinat për arsye fetare apo shqetësimet se vaksinat kundër fruthit, shytave dhe rubeoles, apo siç njihen ndryshe MMR mund të shkaktojnë autizëm.

Shkencëtarët i hedhin poshtë të tilla pretendime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA