Kostumet popullore në trevat e Vlorës janë të shumëllojshme dhe mund të shndërrohen në një resurs për turizmin. Në fshatin Dukat të Vlorës prej 35 vitesh Musa Ferruni pasionin për kostumet popullore e vazhdon ende.
Musa Ferruni, 58-vjeçari nga Dukati i Vlorës, jetën e tij ia ka kushtuar veshjeve popullore. Musain e njohin te gjithë jo vetëm në fshatin e tij të lindjes, por edhe jashtë kufijve të vendit, për veshjet tradicionale qe krijohen nga ai.
Një dhomë të shtëpisë së tij në Dukat, Musai e ka kthyer në punishte. Ate e gjejmë duke punuar një kostum popullor të zonës së Dukatit, me dy makina qepse dhjetëra vjeçare.
Musai tregon se profesionin e ka te trashëguar nga gjyshja dhe nena e tij, por sot është i vetmi që vijon të bëjë kostumet popullore për grupet polifonike.
80-vjeçari nga fshati Tragjas Enver Daupaj ka 55 vite që e mban veshur kostumin popullor të trevës se tij dhe krenohet me të.
Top Channel