Protesta e zisë e kanë cilësuar gratë durrsake marshimin e tyre këtë 8 mars kundër dhunës ndaj grave.
Të organizuara nga shoqatat e grave, protestueset marshuan nga Bashkia e Durrësit, së cilës iu drejtuan me kërkesën për më shumë shërbime sociale e mbështetje financiare, drejt gjykatës, duke kërkuar më shumë drejtësi për gratë e dhunuara dhe dënim maksimal për dhunuesit e tyre.
Protestës iu bashkuan edhe disa burra, edhe pse shumë të paktë.
Edhe në Shkodër, shoqëria civile dhe organizatat në mbrojtje të grave organizuan protestën. Të veshur me të zeza në shenjë zie për viktimat e dhunës, dhjetra gra kanë protestuar në heshtje në qendër të qytetit ku shumë qytetarë i janë bashkuar kësaj nisme, ndër të cilat dhe kryetarja e bashkisë.
Voltana Ademi, kryebashkiake e Shkodrës, u shpreh: “Viti 2019 ka qenë i kobshëm. Me marshimin tonë duam të rrisim sensibilitetin e të gjithëve”.
Protestës së zisë, përveç përfaqëusesëve të institucioneve dhe nxënësve të shkollave të mesme iu bashkuan edhe qytetarë të shumtë të cilët në heshtje ngritën zërin për të drejtat e grave në shoqërinë shqiptare.
Top Channel