Rusia, “luftë” spiunëve. Putin: Ndaluam aktivitetin e 129 agjentëve të huaj

07/03/2019 14:49

Në kohën kur bota perëndimore shprehet gjithmonë e më e shqetësuar nga ndërhyrjet ruse, Vladimir Putin hidhet në kundërsulm duke akuzuar shërbimet e huaja të inteligjencës për shtim të aktiviteteve në Rusi.

Puna e qindra spiunëve, sipas shefit të Kremlinit, është ndaluar vetëm në 2018: “Falë operacioneve speciale të suksesshme, vitin e kaluar u ndalua aktiviteti i 129 spiunëve dhe 465 informatorëve. Kemi mundur të shohim se agjencitë e huaja të inteligjencës po përpiqen ta rrisin aktivitetin e tyre në hapësirën ruse, duke kërkuar qasje përmes çfarëdolloj mënyre në informacionin politik, ekonomik, shkencor dhe teknologjik”.

Por, vetë shërbimet sekrete ruse kanë kohë që mbushin titujt e gazetave në Perëndim. Ndaj agjentëve rusë është ngritur gishti i akuzës për komplote të ndryshme, duke përfshirë helmimin e ish-agjentit rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij në Sallsbëri të Anglisë.

Zyrtarë të inteligjencës holandeze, çeke dhe suedeze gjithashtu thonë se kanë parandaluar një varg sulmesh. Mbi rusët po ashtu janë lëshuar një varg akuzash për tentativa të ndërhyrjes në zgjedhje e së fundi, edhe vetë Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, paralajmëroi se “forcat antieuropiane” mund të shënjestrojnë zgjedhjet e Parlamentit Evropian në muajin maj.

Putin megjithatë tha në fjalimin e tij përpara zyrtarëve të shërbimit vendas të sigurisë, FSB, se puna e tyre duhet të jetë efikase, e sidomos kur është fjala për mbrojtjen e të dhënave sa u përket zhvillimit të sistemeve të armëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA