Nëse viziton si turist Shqipërinë, impaktin e parë, e merr që në fluturim. Nga një lartësi e konsiderueshme, shikon një kaos urban, qytete të ndërtuara e zhvilluara pa asnjë rregull dhe aspak estetikë.

E gjitha vjen si pasojë e ndërtimeve informale, korrupsionit, mungesës së një vizioni për planin urbanistik. Përgjatë 30 viteve të fundit, shqiptarët kanë ndërtuar pa asnjë kriter, duke vrarë identitetin e qyteteve.

Çuditërisht të njëjtën panoramë e gjejmë edhe tek banesat e përjetshme. Aty ku duhet të kishte paqe, gjelbërim, pastërti dhe uniformitet, në fakt është e kundërta. Varret janë ndërtuar si shtëpitë, njëra me e ndryshme se tjetra, një xhungël e vërtetë.

“Ajo që shikohet në varrezat tona është një refleketim i atij kaosi që ne e kemi në jetën tonë të përditshme, në qytetet tona. Normalisht nuk ka kursyer edhe qytetin e banesës së fundit”, tha Armand Vokshi, arkitektPër këtë situatë nuk e kanë fajin të vdekurit, por ne të gjallët. Jemi ne
që njësoj si për banesat, edhe në varreza zaptojmë kush e kush më shumë tokë. Garojmë mes njëri-tjetrit: kush ka para më shumë, bën një varr më të madh. Një mentalitet i vjetër, që nuk e gjen askund.

“Në fakt vëren një kaos i cili fillon që me mungesën e rrugëve, me mungesën e funksioneve bazë, që duhen për të bërë ritualet e ndryshme. Si dhe me vendosjen e varreve. Në përgjithësi varrezat shqiptare pasqyrojnë një kaos total të thellë që nuk shikohet në asnjë vend rreth e rrotull në Ballkan dhe për më tutje në Europë”, tha Armand Vokshi, arkitekt.

Është e pamundur të gjesh një parcelë në varreza, ku varret janë vendosur në një vijë të drejtë. Hapsira mes varreve mungon totalisht dhe respekti për të vdekurit nuk ekziston. Për të shkuar tek varri i një familjari njerzit shkelin mbi varret e të tjerëve. Ashtu si në qytet, ne ndërtojmë, por nuk mendojmë se ku do të kalojmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA