Shtëpia e Bardhë i kritikoi me forcë demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve për nisjen e hetimeve “të turpshme”, sipas saj, për pengim të drejtësisë dhe shpërdorim të dyshuar të pushtetit nga ana e disa aleatëve të afërt të Presidentit Donald Trump.
Zëdhënësja Sarah Sanders tha se demokratët “po i bien në qafë” Trumpit. Komentet e saj erdhën pasi Komiteti për Drejtësi i Dhomës së Përfaqësuesve, që kontrollohet nga demokratët, u dërgoi të hënën letra 81 individëve dhe entiteteve, në kuadër të një hetimi të gjerë të lidhjeve të mundshme të njerëzve pranë Presidentit me Rusinë.
Në mesin e tyre gjenden ndihmës të Trumpit dhe të fushatës së tij, anëtarë të familjes së tij, bashkëpunëtorë në biznes dhe të tjerë. Kryetari i Komitetit për Drejtësi, demokrati Jerry Nadler, tha se është “detyrim” i Kongresit të ofrojë kontroll mbi “abuzimet e pushtetit” nga ana e Shtëpisë së Bardhë.
Megjithatë, në një intervistë për ABC News ai tha se është shumë herët të flitet për largimin e Presidentit nga posti.
Top Channel