Viktor Orban përdori fjalë të ashpra kundër kritikëve të tij në PPE, duke i quajtur “idiotë të dobishëm”.

“Ata besojnë se po bëjnë një luftë shpirtërore, por në fakt po u shërbejnë interesave të të tjerëve, kundërshtarëve tanë”, tha kryeministri hungarez në një intervistë për gazetën gjermane “Welt am Sonntag”.

Krerët e partive kryesore kristiandemokrate dhe konservatore kanë kërkuar këtë javë që partia e Orbanit, Fidesz të përjashtohet nga gjiri i familjes së Partive Popullore Evropiane. Edhe kandidati kryesor i PPE-së në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, të cilat zhvillohen në maj, politikani gjerman Manfred Weber, e ka mbështetur këtë mundësi.

Orbani e pranoi se aktualisht ka një “thyerje” në raportet gjermano-hungareze, e kjo, sipas tij, ka ndodhur “për shkak të dallimeve në çështjen e migracionit”.

“Hungaria insiston që kombet të kenë të drejtën të mbrohen; Gjermania ka një filozofi tjetër”, pohon kryeministri djathtist hungarez, i cili mendon se kriza e refugjatëve nuk ka përfunduar dhe se ato që Kontinenti i Vjetër përjetoi në vitin 2015 do të përsëriten edhe më fuqishëm.

Argumenti i tij është se vendet arabe dhe ato me popullatë me ngjyrë në Afrikë po vazhdon të shtohet numri i banorëve. Së shpejti atje nuk do të ketë ushqime të mjaftueshme për të gjithë, thotë Orban, që këmbënguli të tregojë se Hungaria mbetet e vendosur që t’i mbrojë kufijtë e vet.

Në këtë kontekst, ai foli për një rregull të ri në politikën e migrimeve e tha se vendet anëtare “duhet t`ia marrin këtë çështje nga dora Komisionit Europian”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA