Aleanca atlantiko-veriore ka përforcuar prezencën e saj në Detin e Zi, duke i dërguar sinjale të qarta Rusisë dhe Ukrainës. Luftanija amerikane, Donald Cook, që ka qenë e vendosur në Spanjë, me sisteme mbrojtëse kundër raketave, është vendosur tashmë në Detin e Zi.

Në janar kjo anije qëndroi në Batumi për stërvitje ushtarake me rojën bregdetare gjeorgjiane dhe tani ndodhet në portin e Odesës. Më 26 shkurt presidenti ukrainas, Petro Poroshenko takoi në bordin e saj, të ngarkuarin e posaçëm amerikan për Ukrainën, Kurt Volker.

Takimi ishte “simbolik” tha Poroshenko, për të dërguar “një sinjal të rëndësishëm tek Kremlimi”, që “Krimeja është ukrainase” dhe se në “rajon sigurohet transporti i lirë i anijeve”.

NATO po forcon praninë e saj në Detin e Zi pa shumë zhurmë, por sidoqoftë nën vrojtimin vigjilent të Rusisë. Përveç Donald Cook, në rajon qëndrojnë edhe forca të tjera dhe shkak për këto lëvizje duket se janë bërë incidentet në ngushticën Kertsch në fund të nëntorit 2018.

Anijet ruse morën nën kontroll dy anije të marinës dhe një anije ndihmëse para brigjeve të Krimesë të aneksuar nga Rusia. Dhe me këtë, Moska merr paralajmërimin se ujërat e Detit të zi, nuk janë ruse.

Por aktivitetet e NATO-s kufizohen nga Marrëveshja e Montrosë. Marrëveshja e ngushticave detare nga viti 1936 i dha Turqisë sovranitetin e plotë mbi Bosforin.

Anijet luftarake të vendeve të tjera, që nuk kufizohen drejtpërdrejt me Detin e Zi, nuk lejohet të qëndrojnë më shumë se 21 ditë në Detin e Zi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA