Një shprehje e lashtë kineze thotë se korrupsioni dhe zogu në fluturim vështirë të kapen. Sipas Indeksit të Sundimit të Ligjit për 2018, të publikuar nga “Ëorld Justice Project”, një institut ndërkombëtar me qendër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi ynë renditet i 72-ti ndër 126 vende gjithsej.

Indeksi mat zbatimin e ligjeve në praktikë përmes sondazheve me popullatën dhe pyetësorëve të kualifikuar. Raporti thekson se zbatimi efektiv i ligjit redukton korrupsionin, lufton varfërinë dhe sëmundjet dhe i mbron njerëzit nga padrejtësitë e mëdha dhe të vogla.

“Korrupsioni është në spitale, gjykata, zyrat e shtetit, ambulancë, shkolla dhe polici”, përgjigjen qytetarët.

Vendi ynë e ka treguesin e përgjithshëm të zbatimit të ligjit pak më mirë sesa Serbia (që është në vend të 78). Qeverisje më të fortë ka Maqedonia (në vend të 56) dhe Bosnja është në vend të 60.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA