Meng Wanzhou, shefja e financave të gjigantit kinez të teknologjisë, Huawei, ka paditur Kanadanë për arrestimin e saj në aeroportin e Vankuverit dhjetorin e vitit të kaluar me kërkesë të SHBA-së.
Wanzhou u ndalua nën dyshimin e mashtrimit dhe shkeljes së sanksioneve amerikane ndaj Iranit. Ajo vetë i mohon të gjitha akuzat. Autoritetet amerikane synojnë që ta ekstradojnë Wangzhounë, e cila ka shtetësi kineze, por ajo ndërkohë paraqiti aktpadinë kundër qeverisë kanadeze, agjencisë kufitare dhe policisë për “shkelje serioze” të të drejtave të saj civile.
Kina e dënoi me forcë këtë arrestim, ndërsa procesin e ekstradimit e cilëson një “incident politik”. Meng është vajza e themeluesit të kompanisë Huawei, ndaj dhe prangosja e saj është bërë shkas për tensionimit e marrëdhënieve mes Kinës dhe SHBA-së, nga njëra anë dhe Kanadasë në anën tjetër.
Autoritetet amerikane kanë përgatitur dhjetëra akuza kundër kompanisë Huawei, së bashku me kërkesën zyrtare për ekstradimin e Wanzhousë. Kanadaja thotë se do të zbatojë ligjin në këtë rast, ndërkohë që pretendohet se dy qytetarë të saj janë arrestuar në Kinë në shenjë hakmarrjeje.
Top Channel