Punimet artizanale të grave korçare janë një kulturë që daton herët. Pavarësisht kësaj, paja është një element që lind me vajzat korçare, por edhe me femrat shqiptare.
Kjo traditë është duke u ruajtur ende në Korçë, e përveç pajës, edhe punime të tjera që shërbejnë për dekorimin e banesave janë duke u kërkuar gjithmonë e më tepër.
Bruna Zguro prej vitesh realizon punime me dorë, ndërsa tregon se këtë e ka mësuar që në vegjëli: “Rrija pranë gjysheve, mamasë, motrave të mia të mëdha. Pak nga pak arrita të bëja shumë gjëra. Janë shumë të kërkuara kuvertat e krevatit, qilimat, çentrot dhe gjëra të vjetra”.
Pas çdo veshjeje, zbukurimi apo punimi të realizuar me dorë qëndron mjeshtëria e grave artizane, por edhe shumë pasion e përkushtim për punën dhe profesionin.
Top Channel