Tragjedi në Australi/ Prindërit vrasin veten së bashku me dy fëmijët autikë, mesazhi që lanë në derë paralajmëronte policinë Si rrallë ndonjëherë, 27 nga 28 vendet anëtare të Bashkimit Europian nuk pranuan një propozim të Komisionit të BE-së për luftën ndaj pastrimit të parave.
Komisioni pati prezantuar katër javë më parë një listë me 23 vende dhe territore “shumë të rrezikshme” që e refuzojnë këtë lloj lufte. Me “listën e tij të zezë”, Komisioni kërkon që të detyrojë bankat në Bashkimin Europian që të jenë të kujdesshme në bizneset e bëra me vendet që figurojnë aty.
Me pastrim parash BE-ja kupton futjen në qarkullim të fitimeve të pataksuara, duke blerë pasuri të patundshme ose duke futur paratë për kursim në numrat e llogarive bankare. Këto fitime shpesh vijnë nga tregtia e drogës, prostitucioni apo krimi i organizuar, por jo vetëm. Arsyeja e refuzimit të listës është se në të shfaqet Arabia Saudite si dhe territore që janë pjesë e SHBA-së. Mendohet se është bërë një presion i madh diplomatik që u mbërrit në këtë refuzim.
Në takimin e nivelit të lartë të BE-së me Ligën Arabe, të hënën e kaluar në Sharm el Sheik, kryeministrja britanike Theresa May dhe kancelarja gjermane Angela Merkel u takuan për bisedime bilaterale me mbretin saudit Salman ibn Abd al-Aziz, i cili, sipas “Financial Times”, thuhet të ketë paralajmëruar për pasoja financiare.
Një prej vendeve anëtare që kundërshton përpilimin e “listës së zezë” të Komisionit Europian ishte edhe Holanda, e cila njihet si oaz taksash brenda bllokut.
Top Channel