Tërhiqet Skënder Bruçaj. Nuk do të garojë për një tjetër mandat në krye të Komunitetit Mysliman Shqiptar

01/03/2019 19:47

Skënder Bruçaj, kreu aktual i Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH) është tërhequr nga gara për një mandat të dytë.

Ndërkohë, gjatë mbledhjes së kryesisë së KMSH-së, myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, njëri prej kandidatëve, ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve.

“Shtyrja e datës së mbledhjes për arsye që kandidatët të mund të shpalosin platformat, idetë sepse përgjegjësia e udhëheqjes së jetës fetare në Shqipëri i tejkalon muret e komunitetit, është përgjegjësi kombëtare. Kryesia i qëndroi zhvillimit të nesërme për arsye se është kryer lajmërimi. Për mendimin tim është një justifikim me teknikalitet”, tha Gurra.

Ylli Gurra, në proponcimin e tij për Top Channel dha arsyet përse ai mendon se Skënder Bruçaj u tërhoq nga gara: “Janë arsye të brendshme dhe arsye të jashtme”.

Kandidati Gurra ka kërkuar në mbledhjen e kryesisë që votimi të monitorohet nga media.

Në garë për kreun e Komunitetit Mysliman Shqiptar janë Islam Hoxha, kryetar i këshillit të përgjithshëm të KMSH, Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH, Ylli Gurra, myfti i Tiranës dhe Gramos Blliku, myftiu i Lushnjës.

Top Channel