Pirateria televizive po luftohet fort edhe nga platformat që ofrojnë këtë shërbim në Shqipëri. DigitAlb dhe partnerët e tij ofrojnë për qytetarët të gjitha garancitë për produktin që marrin.

Në faqen zyrtare të kompanisë “Digitalb.al”, në seksionin “Ndihma” është afishuar lista e të gjithë partnerëve të autorizuar të Digitalb. Në këtë mënyrë, për çdo klient, kudo që ndodhet në të gjithë botën, krijohet mundësia që ai të marrë një shërbim të sigurtë dhe 100% të garantuar.

“Çdo konsumator, në momentin e blerjes së një produkti apo shërbimi duhet të kujdeset të marrë nga ofruesit e shërbimit, garancinë përkatëse për marrjen e tij në kohë dhe me cilësi. Mugesa e një kontrate apo dëshmie, që në këmbim të pagesës po merr një shërbim të ligjshëm, i ekspozon qytetarët kundrejt një rreziku si financiar ashtu dhe ligjor, pasi pa e kuptuar ndoshta, ata po kontribuojnë në një aktivitet të paligjshëm dhe të dënueshëm në bazë të ligjit shqiptar dhe jo vetëm, si vepër penale”, tha Xhimi Tugu, shef i distribucionit të kanaleve, Digitalb.

Siguria dhe garancitë nuk jepen nga IPTV-të pirate, të cilat në çdo moment mund të ndërpresin transmetimin, duke bërë që qytetarët jo vetëm të mos marrin shërbimin, por edhe të humbin paratë e abonimit që kanë bërë.

“E parë nga pikëpamja ekonomike, investimi i kryer në blerjen e një produkti të tillë pirat, pavarësisht nga vlera e ulët në dukje, e konvertuar në vlerë reale është humbje kohe, shikueshmërie dhe parash. Kjo është humbje e shumëfishtë si për klientin që paguan çmimin dhe nuk merr shërbimin, ashtu dhe për ofruesit e ligjshëm të shërbimeve, të cilëve biznesi nuk iu përgjigjet me pritshmëritë dhe vazhdimësinë”, tha më tej Xhimi Tugu.

Njëkohësisht, nga ana teknike Digitalb ka ngritur sisteme të forta kundër piraterisë televizive, duke mbyllur burimet ilegale të transmetimeve.

“DigitAlb i ka marrë masat edhe në nivel teknik për mbrojtje nga shkelësit e ligjit. Kryesisht vet, por edhe përmes partnerëve tanë në Shqipëri dhe jashtë saj, ne monitorojmë këto transmetime dhe në shumë raste i mbyllim burimet ilegale të kanaleve tona, duke e ndërprerë shërbimin pirat. Ky proces është dhe do të jetë në vëmendjen e kompanisë, duke u intensifikuar më tej”, u shpreh Xhimi Tugu.

Edhe agjencitë shtetërore po investohen kundër piraterisë televizive. Në bashkëpunim, AMA dhe AKEP po godasin rrjetet e IPTV-ve pirate.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA