Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë Temperaturat më të larta se zakonisht në disa pjesë të Europës kanë nxitur qytete të mëdha si Londra dhe Parisi të lëshojnë paralajmërime për nivelin e ndotjes.
Trafiku, sidomos makinat me naftë, konsiderohen si një prej shkaktarëve kryesorë të kësaj lloj ndotjeje.
Për këtë arsye, në kryeqytetin britanik, që prej 2012-ës kamionët dhe autobuzët e një peshe të caktuar, duhet të përmbushin disa standarde emetimi, që të lejohen të hyjnë në qendër.
Kjo masë llogaritet të aplikohet për të gjithë automjetet deri në 2020-ën. Një seri masash janë marrë dhe në Madrid, ku disa automjete nuk lejohen të hyjnë në zona të caktuara të qytetit.
Lëvizja e nisur nga kryetarja e bashkisë Manuela Carmena ka bërë që në 472 hektarë brenda qendrës së tij, të mos lejohet kalimi i mjeteve të cilat nuk i përkasin rezidentëve apo transportit publik.
Në Paris ndërkohë, të gjithë automjetet duhet të kenë një pullë ku tregohet sesa e ndotin ambientin, dhe disa makina, të përdorura që përpara 1997-ës, janë ndaluar krejtësisht.
Mjeteve të tonazhit të rëndë ndërkohë nuk u lejohet hyrja në qytet në kohë të caktuara, si mëngjesin e së hënës apo pasditen e së premtes.
Top Channel