Mëngjesi i së enjtes i ka gjetur në një mendje kreun e qeverisë, Edi Rama, si dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Që të dy ata e kanë nisur ditën me publikimin e së njëjtës videoje, atë që paraqet pamjet e godinave të reja të konvikteve të Fakultetit të Inxhinierisë, që kanë pësuar një ndryshim rrënjësor.
“Mirëmëngjes, e me këto pamje nga godinat e reja dhe tërësisht të transformuara të konviktit të Fakultetit të Inxhinierisë ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Kryebashkiaku Veliaj, ndërkohë, ka premtuar se transformimi do të prekë edhe godinat e tjera, sikurse u përfundua me sukses edhe ky projekt i rëndësishëm.
“Punë 24/7 që shumë shpejt të mbyllet rikonstruksioni i plotë aty. Vijojmë me të njëjtin ritëm pune & për rehabilitimin e konvikteve në ‘Qytetin Studenti’ dhe ato të Mjekësisë. Bashkë Qeveria-Bashkia Tiranë në Paktin Për Universitetin”, shkruan Veliaj.
Rregullimi i ambienteve të konvikteve ishte një prej kërkesave të studentëve, ndërsa Qeveria dhe Bashkia e Tiranës u angazhuan maksimalisht për ta realizuar atë në një kohë rekord.
Top Channel