Tronditet Saranda, ndërron jetë në zyrë kreu i Hipotekës

27/02/2019 09:17

Ka ndërruar jetë papritur drejtori i Hipotekës së Sarandës, Armand Hysi.

Mësohet se Hysi, 44 vjeç, ka qenë në zyrë kur dyshohet se ka pësuar një infarkt, çka ka sjellë dhe vdekjen e menjëhershme të tij.

Përveç detyrës si drejtor i Hipotekës, Hysi ishte pedagog në Universitetin “Eqrem Çabej” në Gjirokastër dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës.

Mësohet se miq dhe persona që ndodheshin pranë tij e kanë çuar me urgjencë në spital, por gjithçka ka qenë e kotë. Burime nga spitali i Sarandës bënë me dije se 44-vjeçari ka mbërritur i pajetë.

Lajmi ka tronditur jo vetëm familjen por dhe miqtë dhe ata që e njihnin, pasi Hysi nuk kishte pasur më parë probleme shëndetësore dhe sipas miqve të afërt nuk ka pasur ankesa për shëndetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA