Top Story po ju sjell një tjetër rast mashtrimi që është bërë me barnat e rimbursuar. Mashtrim të cilin mund ta kishin konstatuar edhe personat përgjegjës pranë Fondit të Sigurimit Shëndetësor.
Për të qenë të sigurt në konkluzionin tonë janë marrë në shqyrtim sasitë e importuara dhe të rimbursuara për tre vite me radhë të një medikamneti nga e njëjta kompani.
Medikamenti që përdoret për asmën me të tre formedozat e tij dhe që është në listën e rimbursimit, figuron të jetë rimbursuar në sasi më të madhe se sasia e importuar.
Për medikamentin A me dy principe aktive prej 50 dhe 100 miligram me një çmim cif prej 13 euro në tre vitet , 2016, 2017 dhe 2018 janë importuar 1406 kuti. Ndërkohë që vlera e rimbursuar për këtë medikament në të tre vitet është 2275 kuti, me një diferencë prej 869 kuti më shumë të rimbursuara se sa të importuara.
Dëmi financiar i shkaktuar ndaj fondit është në vlerën e 11 mijë euro. Por kompania farmaceutike duket se ka përfituar në mënyrë abuzive rimbursim edhe për dyformëdozat e tjera.
Për prepartin e dytë kompania ka importuar në të tre vitet 23617 kuti, ndërkohë që është rimbursuar nga Fondi për 39645 kuti. Sipas analizës kompania është rimbursuar për 16028 kuti më shumë se sa ka importuar duke i shkaktuar një dëm financiar fondit prej 208 mijë euro.
Ndërsa për formëdozën e tretë po për asmën kjo kompani në tre vite ka importuar 19772 kuti dhe është rimbursuar për 31657. Pra për 11885 kuti më shumë se saisa e importuar. Dëmi financiar i shkaktuar është mbi 207 mijë euro.
Në total kompania që importon popmat për asmatikët në tre vitet e fundit sipas të dhënave të importit dhe statisikave të rimbursimit të bëra publike nga vetë Fondi, i ka shkaktuar këtij të fundit një dëm mbi 427 mijë euro. Dhe i gjithë ky abuzim përfshin vetëm një ilaç mes qindra të tjerë të listës së rimbursueshme.
Top Channel