Për më tepër, në 30 vitet e fundit, në vendin tonë nuk është kryer asnjë studim që të vërtetojë ose jo efektshmërinë e medikamenteve që importohen dhe prodhohen në vend.
“Ne kemi një defekt të madh, se edhe kur futet një bar i ri në treg dhe pretendohet se do të bëhet arrihet ky përfitim qoftë për shëndetin qoftë për koston. Kjo nuk ndiqet dhe as nuk monitorohet më pas për efektet që do të ketë”, tha për Top Story Isuf Kalo, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë UET.
Të vetmit që ngrenë zërin dhe akuzojnë, janë ata që i provojnë këto ilaçe, pacientët.
Zotëria në pamje, është një 70-vjeçar nga Librazhdi. Ai thotë se ilaçet që merr me rimbursim, për trajtimin e tensionit, nuk i japin efekt.
“Vuaj nga tensioni dhe i marr pa rimbursim ilaçet pasi ato nuk janë të mira, janë shumë të dobëta si pi dot se nuk më bëjnë efekt. Në muaj më kushtojnë rreth tre mijë lekë të reja ilaçet që blej”, tregon pacienti.
Pacientë të tjerë, i bëjnë krahasimet e mediakmenteve sipas markave që ato kanë.
“Kurohem vazhdimisht, marr gabamentinën për gati tre vite. E marr të markave të ndryshme , kur e marrë italiane është më cilësore”, tha pacienti
Në kushtet kur në vendin tonë mungojnë laboratorët për kontrollin e cilësisë së barnave, dhe kur nuk kemi asnjë studim për efikasitetin e tyre, atëhere jemi në një situatë të dyshimtë.
“Kur ne flasim për cilësinë e barnave, mendoj se duhet të shihen tre komponentë. Sa efektivë është për qëllimin që jepet, sa i sigurt është në kuptimin që nuk jep efekte anësore dhe sa e ka çmimin”tha për Top Story Isuf Kalo, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë UET.
Pavarsishtë tre komponentëve që duhen të meren në konsideratë fluksi i ankesave të pacientëve në lidhje me cilësinë dhe efektshmërinë e barnave është në rritje.
“Kemi një fluks ankesash për cilësinë dhe efektet e barnave nga pacientët. Problemi më i madh qëndron tek pacientët që kanë bërë transplantin e mëlçisë, veshkës por edhe te pacientë që vuajnë sëmundje të rënda. Rimbursimi i medikamenteve për këta pacientë, sidomos alternativat e para janë të paefektshme dhe ata janë të detyruar që të shtojnë para për të blerë medikamente që janë më cilësore”, tha Eglantina Bardhi, Shoqata “Together for life”.
Top Channel