Inside Story/ Zbulimi i metaleve të rënda në bukë, vakumi ligjor dhe standarde BE, çfarë analizash kryejnë autoritetet? Ashtu si prodhuesit vendas dhe grosistët që importojnë barna nga vende të ndryshme, “luftojnë” me të gjitha mënyrat që të jenë pjesë e skemës së rimbursimit.
“Lista e barnave të rimbursueshme madje i gjithë tregu farmaceotik është një “mafie” e vërtetë. Sepse aty ka lobingje partiake, lobingje biznesesh të të gjitha formave si e si të futesh në atë listë. është nja mafie e vërtetë, ata mund të blejnë deputetë, mund të blejnë ministra, kryeministra dhe janë aty. Bëhet fjalë për një treg të artë farmaceutik ku sigurohen miliona e miliona, por fatkeqësisht jo në interes të pacientëve, por të bizneseve”, tha tha Eglantina Bardhi, Shoqata “Together for life”.
Politika për hyrjen e medikamenteve në listën e barnave të rimbursueshme është e qartë, zëvendësimi i patentave me gjenerikët, të cilët kushtojnë më pak.
“Sot mbizotëron medikameneti më i lirë. Ministria e Shëndetësisë dhe fondi duhet ta heqin këtë mendim, medikamenti më i lirë se i kursejmë shtetit, por të shohin medikamente të origjinës”, tha Musa Zeneli, Kryetari i Shoqatës së talesemikëve.
Në një kohë kur lista e barnave të rimbursuara është shtuar, pacientët vijojnë të mos jenë të kënaqur. Ata shprehen se medikamenetet që janë të parat në listën e rimbursimit nuk janë të efektshme.
“Ka një numër më të madh të barnave që janë futur në listën e barnave të rimbursueshme, por problemi qëndron te cilësia. Pra mund të jetë shtuar gama e barnave në listën e rimbursuar por ka rënë cilësia e tyre. Pacientët që merrnin barna të rimbursuar, pjesa më e madhe e tyre po i drejtohen treguat farmaceutik për t’i blerë vetë”, tha tha Eglantina Bardhi, Shoqata “Together for life”.
Top Channel