Një tjetër problematik me të cilën përballen qyterat janë edhe barnat kontrabandë që qarkullojnë në Shqipëri. Si gjithmonë medalja ka dy anë, nga njëra anë këto medikamenet janë “çelsi” për të shpëtuar jetën e pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e rënda dhe në krahun tjetër mund të përbëjnë rrezik për pacientin pasi nuk dihet sa të sigurta janë.

“Barnat kontrabandë janë jashtë çdo kontrolli dhe këtu mund të themi se është prishur zinxhiri i siguris së tyre. Problemin më të madh e kanë pacientët me sëmundje të rënda që janë të detyruar që ti blejnë. Psh, mund tju jap një rast konkret. Ky është një citostatik, i cili është blerë në farmacitë në afërsi të qendrës spitalore “Nënë Tereza” nga pacientët. Po ta shikoni nuk ka as pullë sigurie as pullë spitalore dhe është një medikament që duhet të merret vetëm në spital”, tha Eglantina Bardhi, Shoqata “Together for life”.

Edhe pse të gjithë e pranojnë që në tregun tonë qarkullojnë barna kontrabandë, pra pa pullën e sigurisë duke mos ditur se nga vjen dhe çfarë rruge ka përshkuar një medikament përsëri nuk kemi të dhëna zyrtare.

“Kemi barë kontrabandë për sa i përket aspektit financiarë. Një barë vjen në formë klandestine, thjesht për t’i shpëtuar anës së tatimit, detyrimeve që ka firma inportuesë që ka firma karshi shtetit”, tha Diana Toma, Presidente e Urdhrit të Farmacistëve.

Top Story ka realizuar blerjen e disa medikamenteve në farmacitë në kryeqytet që janë kontrabandë. çdo medikament që ka hyrë në rrugë të rregullt në vendin tonë duhet të mbaj pullën e Ministrisë së Shëndetësisë ku jepen të dhëna mbi barin e blerë siç jeni duke e parë.

Nëse ndesheni në një farmaci me një bar të tillë, i cili nuk ka pullën e Ministrisë së Shëndetësisë por ka një pull tjetër çfarëdo, si dhe një çmim i mbishkruar, atëherë ju po blini një ilaç të futur ilegalisht në vendin tonë.

Top Story vendosi të blejë tre medikamente të ndryshme për dhimbjen e kokës. Të treja këto medikamente kanë hyrë kontrabandë nga Greqia dhe tregtohen në një farmaci në zemër të kryeqytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA