Lista e barnave të rimbursuara ka problem që në hartimin e saj.

“Fondi nuk ka pavarësinë e duhur dhe nuk ka faktet e duhura në kohën që vendos listën . Dhe në këtë kontekst lista nuk ka sukses se sa e gjatë është apo se sa barna u shtuan në listë, por sa efekt dha, sa impakt ka tek pacientët dhe këtu flasim për impakt të vërtetuar, jo të perceptuar”, tha Isuf Kalo, Dekan i Fakultetit të Mjekësisë UET.

Në këto kushte vijojnë ankesat e pacientëve si për faktin që nuk ju duken ilaçet cilësore ashtu edhe për pamundësinë e blerjes së tyre.

“Doktoresha e lagjes më jepte disa ilaçe në rimbursim që ato nuk më hynin në punë fare. Nuk më bënin fare. Më jepte një për tensionin dhe një për zemrën. Ato ishin ilaçe shumë të dobëta. Ajo më thoshte do kalosh një herë radhën në këto pastaj do shkonte në ilaçe të tjera. Domethënë të vdesësh një herë pastaj të kalosh në ilaçin që do. Mora një kurë tjetër që kushtoi 80 mijë lekë, dhe me rimbursim nuk kishte asgjë”, tha pacientja
Shumë medikamente janë hequr nga lista e rimbursimit, duke detyruar pacientët që ti blejnë vetë.

“Ne ilaçet nuk i marrim më fare na i kanë hequr. Tani këto ilaçe i marrim sipas çmimeve që ka farmacia. Ato të ardhura që kemi, ato pensione që marrim i përdorim për të blerë ilaçe. Ç’të bëjmë na ka zënë kjo punë”. tha pacienti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA