Top Story/ Bari “Xarelto” më i shtrenjtë në Shqipëri sesa në Turqi
27/02/2019 21:42
Pacientët kanë vështirësi që të përfitojnë medikamente të shtrenjta nga lista e rimbursueshme për shkak të kritereve shtrënguese që janë vendosur.
Xarelto është medikamenti që shumë pacientët e përdorin për hollimin e gjakut.
Ata e kanë të vështirë që ta përfitojnë me rimbursim pasi ju kërkohet që të kenë më shumë se tre diagnoza.
Një kuti Xarelto me 28 tableta 20 miligram kushton 8674 lekë në vendin tonë. Ndërkohë që po të njëjtin medikament në Turqi mund ta gjesh me një çmim prej 56 dollarësh, ose rreth 6100 lekë.
Top Channel