Presidenti amerikan Donald Trump dhe lideri koreano verior, Kim Jong Un janë takuar për të dytën herë.

Të dy ata shtrënguan duart dhe pozuan para fotografëve duke buzëqeshur me Trump që tha se priste një samit shumë të suksesshëm, para se të darkonin së bashku.

“Ne ia kemi dalë të tejkalojmë të gjitha pengesat dhe ja ku jemi sot”, tha lideri koreano verior, Kim Jong Un.

 “Është një nder për mua të jem këtu me ju lideri Kim, është një nder të jemi së bashku në Vjetnam. Ne patëm një takim të parë shumë të suksesshëm. Disa njerëz donin të shihnin më shumë shpejtësi por unë kam qenë i kënaqur me mënyrën se si procesi eci”, u shpreh presidenti amerikan Donald Trump.

 Trump tha se marrëdhënia mes dy liderëve ishte me të vërtetë e shkëlqyer dhe premtoi se Koreja e veriut ka para saj një të ardhme të shkëlqyer.

Unë mendoj se vendi juaj ka një potencial të jashtëzakonshëm ekonomik. Ju keni një të ardhme të shkëlqyer përpara. Ju jeni një lider i madh dhe ne do të ndihmojmë që kjo e ardhme e shkëlqyer të vijë”, ka thënë Trump.

Pas deklaratave të kortezisë, asnjë prej tyre nuk pranoi ti përgjigjej pyetjeve të gazetarëve, shumica e të cilave i drejtoheshin presidentit amerikan.

Trump dhe Kim Jong Un u takuan në holetin Metropole, ku mbërritën me eskortat përkatëse, të ndjekur nga turma njerëzish që kishin dalë në të dyja anët e rrugës.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA