Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka votuar për të revokuar shpalljen e emergjencës kombëtare nga ana e Presidentit Donald Trump për ndërtimin e murit në kufirin me Meksikën.

Përpjekja për rrëzimin e deklaratës i kalon tani Senatit me shumicë republikane, ku disa konservatorë kanë thënë se do të votojnë njësoj si demokratët. Trump, i cili ka shpallur emergjencën pasi Kongresi refuzoi financimin e murit, ka thënë se do të vendosë veton ndaj ligjit.

Rezoluta u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve të udhëhequr nga demokratët me 245 vota pro dhe 182 kundër. 13 republikanë u vendosën përkrah demokratëve në refuzimin e emergjencës kombëtare të Trump, çka sugjeron se Kongresi nuk do të ketë shumicën prej dy të tretash të të dyja dhomave që nevojitet për të anashkaluar një veto të Presidentit.

Ligjvënësit po shfrytëzojnë një masë nga akti i emergjencave kombëtare për të anashkaluar Presidentin, por ai kërkon që të dyja dhomat të votojnë për të dhe votimi të përfundojë brenda 18 ditësh.

Trump e ka quajtur situatën në kufirin jugor një krizë dhe më 15 shkurt shpalli emergjencën në mënyrë që të anashkalojë kongresin dhe të ndërtojë murin me financime ushtarake.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA