Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Një automjet në të cilin udhëtonin dy persona në Lezhë është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në aksin Milot-Lezhë, në afërsi të fshatit Tresh. Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me pistoletë në drejtim të automjetit tip Ford.
Në automjetin e sulmuar udhëtonin Mirel Ndoka, inspektor i INUV në Bashkinë Lezhë dhe Edmond Mhilli, ish-punonjës i Komunës Zejmen.
Autorët parakaluan makinën e tyre dhe në lëvizje i qëlluan ata, por 3 plumbat prekën vetëm pjesën e poshtme të makinës, pa shkaktuar viktima .
Bashkia Lezhë përjashtoi që atentati të ketë lidhje me detyrën e Mirel Ndokës, por hetimet vazhdojnë.
Që të dy janë marrë në pyetje nga policia, e cila ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së biznesve pranë fshatit Tresh, në autostradën Lezhë-Milot.
Top Channel