Zhvendosen mbetjet toksike në Durrës pas ankesave të banorëve, 102 kontejnerët me mbetje dërgohen në një zonë tjetër Në kohët që jetojmë, të rinjtë veçanërisht janë të ekspozuar ndaj formave nga të shumëllojshmet e ekstremizmit. Për këtë arsye, nëpër shkollat 9-vjeçare të vendit ka nisur një fushatë sensibilizuese kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit.
Radikalizimi dhe rekrutimi i të rinjve në grupe ekstremiste është një shqetësim në rritje. Me nismën e Ministrisë së Arsimit, nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë organizuan një aktivitet kundër ekstremizmit.
“Shkak është përjashtimi i individit”, thotë një nxënës. Një tjetër shpjegon se fenomeni haset jo vetëm në imponimin e fesë, por edhe imponimin e partive.
“Janë mësuesit, familja dhe shoqëria, mekanizmat që të mbrojnë. Gjithçka fillon me të rinjtë dhe fëmijët”, tha një mësuese.
Top Channel