24/11 16:40
Kafenetë po shkojnë drejt falimentit, 602 bar-kafe më pak në Shqipëri tregojnë të dhënat e fundit të INSTAT-it.
Megjithatë vendi ynë sërish mbetet me numrin më të lartë të kafeneve në raport me popullsinë, numër që rritej vit pas viti nga 2009 deri në 2016 duke shënuar 14 820 bar kafe. Ndërkohë që në 2017, numri u ul me 4%.
Biznesi i bar kafeve nuk është më aq fitimprurës, hapja e shumtë e tyre ndër vite rriti konkurrencën dhe la pa klientë lokalet e lagjeve. Në kafenenë e Arqiles janë mbushur vetëm dy tavolina dhe vështirësia për të mbijetuar në tregun e bizneseve rritet për të dita ditës.
Ndërsa e kundërta ndodh me restorantet që vazhdojnë të shtohen; numërohen 131 më shumë se në 2016, plot 4 091.
Top Channel