Pence mbërrin në Kolumbi, do takohet me presidentin e vetëshpallur të Venezuelës

25/02/2019 23:58

Zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence mbërriti në Kolumbi për një takim me atë që Shtetet e Bashkuara dhe një sërë vendesh të tjera e njohin si presidentin e përkohshëm të Venezuelës, Juan Guaido.

Pence dhe liderë rajonalë do të diskutojnë rreth strategjisë për të përshpejtuar largimin e udhëheqësit të shumëdiskutueshëm venezueljan, Nicolas Maduro, si dhe për mënyrat sesi mund të hyjnë ndihmat humanitare të grumbulluara në kufijtë me Brazilin dhe Kolumbinë.

Një zyrtar i lartë i administratës Trump u tha gazetarëve se Shtetet e Bashkuara synojnë të ushtrojnë “të gjithë peshën ekonomike dhe diplomatike” për rastin e Venezuelës dhe se shembuj konkretë të kësaj do të shpalosen gjatë fjalimit të Pence përpara grupit Lima.

Grupi takohet pas një fundjave trazirash dhe dhune. Maduro këmbëngul se ndihmat janë një pretekst për një ndërhyrje ushtarake amerikane. Përfaqësues të Guaidos ndërkohë sinjalizuan se në takim ai do të bëjë thirrje për përdorimin e forcës ndaj Maduros.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA