Çmimi fillestar për telefonin e palosshëm të Huaweit, “Mate X”, është astronomik. Prodhuesi kinez i telefonëve prezantoi aparatin e tij të ri të palosshëm, në prag të kongresit botëror të telefonisë celulare në Barcelonë, një takim i jashtëzakonshëm ky i industrisë.
“Mate X” do të konkurrojë me “Galaxy Fold” të sapoprezantuar nga Samsungu, që ka një çmim prej rreth 1.950 dollarësh. Por, versioni më i lirë i “Mate X” kushton 2.600 dollarë, përfshirë taksat.
Krahasimet mes telefonëve Samsung dhe Huawei nuk ndalen këtu.
Huawei ka garantuar që t’i sigurojë telefonit të tij të palosshëm rrjetin 5G, një teknologji në qendër të përpjekjes së tij për dominim global në tregun e “smartphone”-ve. Samsungu, ndërkohë, ofron versionin e vjetër me 4G dhe një version me 5G.
The Huawei Mate X foldable is 8" when unfolded. The seam is apparent. 6.6" folded, 6.38" on the back. Components are hidden where you would hold with your hands. Side fingerprint. "Falcon Wing" hinge. #MWC19 pic.twitter.com/XRSUOLtQdA
— Patrick Moorhead (@PatrickMoorhead) February 24, 2019
Telefoni i Huaweit, me ekran 8 inch, ofron më shumë krahasuar me ekranin e “Galaxy Fold” të Samsungut, që shkon në 7.3 inch.
Sidoqoftë, “Mate X” është vetëm 11 milimetra kur paloset, më i hollë se “Galaxy Fold” i Samsungut, me një trashësi prej 17 mm.
Prodhuesit e telefonëve kanë nisur në fakt të kthejnë thuajse të gjithë shikimin nga telefonat e palosshëm, por tregu dhe analistët mbeten skeptikë.
Top Channel