Ushtarët venezuelas që dezertuan në Kolumbi të shtunën, thonë se druhen për sigurinë e familjeve të tyre nën qeverinë e presidentit Nicolas Maduro.

Duke folur për BBC-në, një nga dezertorët, 23-vjeçari Orla Guerin tha se ishte i shqetësuar për shkak se forcat besnike ndaj presidentit mund të hakmerren kundër familjes së tij.

Më shumë se 100 ushtarë thuhet se kanë dezertuar, pjesa më e madhe e të cilëve gjatë përleshjeve vdekjeprurëse mbi ndihmat humanitare, të shtunën.

Tensionet u rritën pasi presidenti Maduro dërgoi trupa për të bllokuar rrugët dhe urat në kufi me Brazilin dhe Kolumbinë fqinje, ku ndihma në ushqime dhe ilaçe të mbledhura nga SHBA duhej të hynin në vend.

Në disa pika kalimi, forcat venezuelase të sigurisë përdorën gazin lotsjellës mbi vullnetarët, ndërsa protestuesit dogjën vendqëndrimet kufitare dhe qëlluan me gurë ushtarët dhe policinë.

Të dielën, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo tha se ditët e Maduros janë të numëruara, pas ngjarjeve vdekjeprurëse të fundjavës.

“Nuk mund të them një numër të saktë, por besoj se populli i Venezuelës do të garantojë që ditët e tij të jenë të numëruara”, tha Pompeo për CNN-in. Të paktën dy persona humbën jetën në përleshjet e së shtunës mes civilëve dhe trupave besnike ndaj Maduros.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA