E ndërsa opozita tashmë ka braktisur Kuvendin duke u dorëhequr nga mandatet e deputetit, mazhoranca socialiste vazhdon aktivitetin parlamentar.
Në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, deputeti Ilir Beqja propozoi që në ligjin për koncesionet që po diskutohet në Kuvend, përjashtimi i propozimeve të pakërkuara në infrastrukturë të mos jetë pa afat, por deri në dhjetor 2021.
Ndryshimi u miratua në komision. Ndërkohë që shoqatat e mjedisit kërkojnë që përjashtimi i koncesioneve të pakërkuara të përfshijë edhe kërkesat për ndërtimin e hidrocentraleve.
Sipas propozimit të qeverisë, nga 1 korriku i këtij viti koncesionet me oferta të pakërkuara në infrastrukturë nuk do të pranohen. Veç ndalimit të koncesioneve të pakërkuara në rrugë, projektligji forcon edhe mbikqyrjen shtetërore mbi kontratat ekzistuese, duke i dhënë më shumë fuqi veçanërisht Ministrisë së Financave.
Top Channel