E imagjinoni dot jetën në errësirë për më shumë se 30 vite? Kjo është gjendja e familjes Hoxha, në fshatin Gjyralë të Cerrikut.
Dy vëllezër e kanë humbur shikimin më shumë se 30 vite më parë, ndërsa gjendja e familjes mund të imagjinohet. Banesa e saj është drejt shkatërrimit, ndërsa ata apelojnë për ndihmë.
Dy vëllezërit e verbër jetojnë vetëm falë përkujdesjes së Borjanës, bashkëshortes së Agimit, edhe kjo me probleme shëndetësore. E gjithë familja, së bashku me vajzën e çiftit, mbijetojnë vetëm me të ardhurat nga pagesa e paaftësisë.
Të gjithë të shkolluar, por asnjë i aftë për punë. Kjo është drama e familjes Hoxha që Zoti i ka marrë dritën e syrit, por jo dëshirën për të bërë një jetë normale, me kushte normale.
Top Channel